Pak ditë nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Milano të Italisë, emigrantët atje dalë sot në një protestë përpara ambasadës shqiptare.
Të shumtë në numër, ata kishin pankarta ku bënin thirrje që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.
Tubimi nisi në orën 11:00 dhe përfundoi pas një ore, ku emigrantët shqiptarë kishin një mesazh drejtuar politikës shqiptare, që tu mundësojë të drejtën e tyre për të votuar.
Kjo ishte protesta e katërt e Diasporës shqiptare, që pas shkeljes së afateve për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i la në dorë Kuvendit një vit më parë plotësimin e boshllëkut ligjor që pengon votimin e emigrantëve për zgjedhjet në Shqipëri.
Rikujtojmë se kryministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh, fillimisht në Athinë ku ishte më 12 maj, më pas drejt Milanos, Londrës dhe Duseldorfit.