Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi mbrëmjen e djeshme, ku shqiptari Roan Brahimi është ekzekutuar me armë zjarri në sy të gruas dhe djalit të vogël.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur lehtë gruaja e tij, Katerina Beqo, ndërsa fatmirësisht djali nuk është lënduar, por ka parë gjithçka ka ndodhur.
Atentati duket se ka qenë i mirëorganizuar, pasi 32 vjeçari është qëlluar pasi ka marrë djalin nga parku i lojërave. Roen Brahimi njihet edhe si armiku i Ervis Martinajt, pasi dyshohet se se ka patur gisht në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi.
Pas ngjarjes në vitin 2022, policia ushtroi kontroll në banesën e tij në fshatin Pllanë të Lezhës. Në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij.