Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në Shëngjin ku një 28 vjeçar humbi jetën në vendin e tij të punës.
Aksidentet në vendin e punës vijojnë të marrin jetë njerëzish në vend, duke rikujtuar edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi në mars të këtij viti ku humbën jetën babë e bir, teksa po punonin në kapanonin që ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela.
Ndërkohë pak orë pas ngjarjes ka reaguar edhe Konfederata e Sindidatave të Shqipërisë, e cila i kërkon që të merren masa urgjente.
KSSH i kërkon inspektoriatit të punës të zgjodhet nga gjumi dimëror dhe të ushtrojë kontrolle në mbarë kantieret e punës në Shqipëri.
Reagimi:
28 vjeçari viktimë e mungesës kushteve të sigurisë teknike në punë, Inspektoriati në drejtim të paditur!
28 vjeçari Emiljano Frroku ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin mëngjesin e sotëm.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë mosrrespektimi i kushteve të sigurisë teknike më punë nga ana e kompanisë ndërtimit.
KSSH së pari i shpreh ngushëllime familjes Frroku për humbjen e rëndë.
KSSH i kërkon inspektoriatit të punës të zgjodhet nga gjumi dimëror dhe të ushtrojë kontrolle në mbarë kantieret e punës në Shqipëri.
Aksidentet në punë po shkaktojnë një bilanc lufte, ndaj KSSH kërkon të merren masa urgjente.