Përshtati një banesë dykatëshe për kultivim kanabisi, pranga 23 vjeçarit. E pësojnë edhe 5 punonjës të OSHEE-së

Një 23-vjeçar në Malësinë e Madhe është vënë në pranga, pasi kishte përshtatur një banesë dykatëshe për kultivim kanabisi. Ndërkohë, në kërkim është shpallur pronari i banesës, një 30-vjeçar.

Gjithashtu kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për punonjësit të OSHEE-së ne iniciale E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sa i përket banesës së përshtatur në Bzhetë, janë sekuestruar 145 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 64 llamba, 64 rritës energjie, 2 kilogramë kanabis dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.