Aredin Behari, objekti i dy sulmeve me armë, rezulton të jetë një tregtar nafte në qytetin e Fierit. Ai është pjesë mbikqyrëse e shoqërisë aksionere të hidrokarbureve Ed-Al e themeluar në janar 2021.
Dy vëllezerit Ardjan dhe Albert Pashaj kanë pasur konflikt për shkak të borxheve financiare që i kishte Aredin Behari. Palët ishin përfshirë në një konflikt gjyqësor në shkallë të parë në Fier dhe në gjykatën e Apelit Vlorë. Në shkallën e parë e ka fituar gjyqin Aredin Behari ndërsa në Apel, gjyqin e kishin fituar dy vëllezërit Pashaj.
Këta të fundit kanë arritur t’ia marrin një shtëpi Aredin Pashaj, por me pas ky i fundit i ka kundërshtuar me padi civile ne gjykatë. Për të shlyer borxhet financiare, Aredin Behari është futur aksioner tek kompania e dy vllezërve Pashaj. Njëri nga vëllezërit, Albert Pashaj pa dijeninë e vëllait tjetër Ardjanit, ka kontraktuar Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasin për të vrarë Aredin Beharin.
Një gjë e tillë është bërë në vitin 2017 dhe në vitin 2019, si shenjë hakmarje për mosmarjen e borxheve financiare nga Aredin Behari. Ky i fundit i ka shpëtuar të dy atentateve.
Të dy episodet e vrasjes së mbetut në tentativë, janë treguar kohët e fundit në SPAK nga bashkëpunëtori i prokurorisë Henrik Hoxhaj, duke sjellë arrestimin e njërit prej vellezerve Pashaj dhe riarestimin e Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasit.
Ndërkohë SPAK ka sekuestruar dosjet civile dhe penale nga Fieri, ku tregohet historiku i konfliktit mes vëllezërve Pashaj dhe Aredin Beharit.