Ish kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla vijon betejen më drejtësinë për një masë më lehtësuese.
Këtë të hënë në GjKKO u zhvillua senaca ku sipas avokatit të tij, u sollën prova të reja nga ekspertet mjekoligjore.
Sipas Hysni Demiraj gjatë një kontrolli të bërë për gjendjen shëndetësore ka rezultuar se ish kryebashkiaku “nuk është i aftë të përballojë burgun”.
Senaca e radhës nga gjykata u la në 29 korrik orën 13:30. Lefter Alla pas arrestimit u shtrua në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore. Ish Kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë afro 3 mln euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjeter, Bulqizë.