Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Vlorë, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri.
Sipas 38-vjeçares, i riu vlonjat e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj.
Geraldo Mehilli u kap edhe nga Piranjat disa ditë më parë, por nuk pranoi se kishte shantazhuar gruan, ndonëse gazetaret kishin mesazhet e tij të një nate më parë.
Gruaja është nënë e dy fëmijëve.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.