EMRAT/ Merrnin deri në 2 mijë euro ‘për kokë’, prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për 11 të akuzuarit për trafik emigrantësh

Elton Qyno

Prokuroria e Durrësit, i ka dhënë fund hetimeve për 11 persona të cilët kishin krijuar një shteg të kalimit të paligjshëm të emigrantëve sirianë dhe pakistanezë, që i merrnin në Gjirokastër dhe më pas i kalonin në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian.

Të pandehur janë marrë Daniel Sina, Fatmir Kapaj, Shani Piro, Emiljan Sina, Ardian Tema, Ledion Koçiu, Fatjon Ukaj, Regina Hyka, Hume Murrizi dhe Etleva Piro.

Gjashtë personat e parë akuzohen për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa tre femrat e marrë të pandehura akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

Sipas hetimit të kryer nga prokurori Madrid Kullolli, personat e mësipërm në muajin qershor 2023, kanë tentuar të kalojnë nga Shqipëria në Drejtim të Malit të Zi 62 persona të kombësisë pakistaneze dhe indiane, ku 25 emigrantë kanë arritur të kalojnë kufirin dhe 37 prej tyre janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës.

Për çdo emigrant grupi merrte një shumë prej 800 euro deri në 2 mijë euro.

Njëri nga emigrantët shtetasi Khqizar Iqbal ka deklaruar se fillimisht ka qenë në një kamp në Athinë Greqi, me xhaxhain e tij Irshad Kahn dhe mikun Asted dhe me datë 13 qershor 2023, janë nisur me taksi duke shkuar pranë kufirit me Shqipërinë.

Në territorin grek janë takuar me pjesën tjetër në një shtëpi të vjetër dhe aty kanë udhëtuar në këmbë për 7 ditë.

Më pas me një taksi furgon kanë mbërritur deri në Kavajë dhe aty i kanë lënë në një magazinë të braktisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të 18 qershorit 2023.

Sipas tij në magazinë rreth orës 11:00 ka shkuar një djalë rreth 25 vjeç (Emiljan Sina) me makinë “Audi” targat nuk i dinte dhe ju ka dhënë një numër telefoni shqiptar. Më pas i ka dërguar dhe në market “Spar”, në Kavajë, ku kanë blerë ushqime.

Brenda këllëfit të telefonit u gjet e shkruar me stilolaps numri 068 92 09 XXX dhe sipas Khizar është shkruar nga djali i ri 25 vjeç me “Audi” që nuk ia dinte emrin.

Ndër të tjera Kizhar, ka shpjeguar se shoferi tek furgoni që i solli në Kavajë, ka folur me personin që erdhi me “Audi” dhe se kur të mbërrinin në Bosnjë do paguanin në llogari bankare 800 euro secili, llogaria bankare ishte në emër të një personi qe e thërrasin “Rana”, është pakistanez dhe qëndron në Janinë, Greqi dhe atje në Bosnjë do t’i gjente sërish ai.

Të pandehur

1.            Daniel Sina

2.            Emiljan Sina

3.            Fatmir Kapa

4.            Hume Murrizi

5.            Fatjon Ukaj

6.            B.M

7.            Etleva Piro

8.            Adrijan Tema

9.            Ledion Koçiu

10.         Regina Hyka

11.         Shani Piro