Një nënë dhe tre fëmijët e saj humbën jetën tragjikisht në Bolonja të Italisë pasi banesa ku jetonin u përfshi nga flakët.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një objekt banimi në rrugën Bertocchi, në periferi të qytetit. Viktimat janë Stefania Alexandra Nistor, 32 vjeç dhe tre fëmijët e saj të moshës 2 dhe 6-vjeç.
32-vjeçarja ishte me origjinë rumune dhe kishte ndërtuar familjen e saj në Itali. Mediat italiane raportojnë se babai nuk ndodhej në banesë kur ajo u përfshi nga flakët.
Paraprakisht mendohet se një qark i shkurtër i shkaktuar nga një ngrohës elektrik mund të jetë shkaku i zjarrit që shkaktoi tragjedinë e rëndë në shtetin fqinj. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.