Ergys Verdho është emëruar në krye të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare. Ai zëvendëson në këtë detyrë Gentian Likon.
Ergys Verdho dha dorëheqjen si drejtor i Koorporatës Energjitike Shqiptare në muajin janar, detyrë që e mbante që prej qershorit të vitit 2021, pas largimit të Benet Becit.
Ergys Verdho më herët ka qenë drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe u largua pasi iu besua drejtimi i KESH kur Benet Beci u zgjodh deputet.