Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, që ishte parashikuar të mbahej sot në orën 13:30, është shtyrë për një ditë tjetër.
Njoftimi është bërë nga Kuvendi, teksa nuk ka ende një datë zyrtare se kur do të zhvillohet kjo mbledhje. Opozita ka kërkuar ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore, atë të Koncesioneve në Shëndetësi dhe për Rrjedhjen e të Dhënave nga Sistemi TIMS. Mazhoranca ka rënë parimisht dakord, por mbetet të shihet në mbledhjen e ardhshme nëse do t’i votojë.
Ndërkohë, Gazment Bardhi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Rithemelimit, pas debateve të djeshme. Një pjesë e deputetëve të Rithemelimit kanë kërkuar që të vijojë aksioni opozitar me kaos në Kuvend derisa të lirohet ish-kryeministri Sali Berisha.
Kësaj kërkese i janë përgjigjur negativisht deputetët e grupit të Gazment Bardhit, që të nxitur edhe nga ndërkombëtarët, kanë pranuar të ulen për negociata me mazhorancën, por me kushtin që të pranohen edhe kërkesat e tyre.