Olsi Leka alias Giorgio Lekou, i akuzuar për ekzekutimin e Nezir dhe Gentian Beqirajt (babë e bir) në 15 gusht 2012 në Elbasan, është ekstraduar në Shqipëri nga Greqia ditën e some.
Leka njihet edhe si një nga ushtarët e grupit të Çapjave në Elbasan, të lidhur me ngjarje të shumta kriminale. Për ekzekutimin e Nezir dhe Gentian Beqirit, Leka është paguar me 50 mijë euro.
Si ndodhi ngjarja?
Jorgo Leku në bashkëpunim me Elton Canin ekzekutuan Nezir dhe Gentian Beqirin në shtëpinë e tyre në 15b gusht 2012. Ata u paraqitën në shtëpinë e viktimave si miqtë e Gentianit, i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.
Leku dhe Cani shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, pais Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet. Pas Beqirit disa vite më vonë u ekzekutua në Elbasan, vëllai i tij Astrit Beqiri. Ai u gjet u vrarë pranë një karburanti në prill të vitit 2019 në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.