100 ditë luftime në Izrael-Hamas, Netanyahu: Askush nuk do të na ndalojë ta zhdukim Hamasin, as nga gjykata botërore

Izraeli është i vendosur të vazhdojë luftën e vet kundër Hamasit derisa të triumfojë dhe nuk do të ndalet nga askush, as nga gjykata botërore, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai tha në ditën e 100 të luftimeve se nuk ishte dakord me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku ai akuzohet për gjenocid, e cila mund ta urdhërojë të ndalë sulmet.

“Askush nuk do të na ndalojë, as Haga dhe as boshti i së keqes. Pretendimet për gjenocid, të paraqitura nga Afrika e Jugut të enjten janë një sulm hipokrit, me urdhër të atyre që erdhën për të kryer një tjetër holokaust kundër hebrenjve. Kjo është një pikë e ulët morale në historinë e kombeve”,  tha ai.

Netanyahu theksoi se Izraeli nuk mund ta përfundojë luftën derisa të mbyllë Korridorin e Filadelfit, një rrip toke 14 km që shërben si kufi midis Egjiptit dhe Gazës.

“Ne do të shkatërrojmë Hamasin, do të çmilitarizojmë Gazën nga pajisjet ushtarake dhe armët e tjera vdekjeprurëse”, shtoi Netanyahu.