Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, ka dekretuar emërimin Adea Pirdeni në detyrën e Ministrisë të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar pak ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social X, se i ka propozuar Presidentit krijimin e një ministrie të re të qeverisë, e cila do të mbikëqyrë çështjet për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Adea Pirdeni ka shërbyer si zëvendës ministre e Drejtësisë, duke mbuluar në portofolin e saj kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.