Përfundon plotësimi i formularit për “Sky ECC” dhe “EncroChat”, Rrumbullaku: Asnjë polic nuk ka deklaruar se ka përdorur aplikacionet

Në takimin e përvitshëm me gazetarët, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, teksa foli për punën e policisë në 2023, u ndalua edhe te vetëpastrimi i policisë, duke theksuar se gjatë plotësimit të formularëve, asnjë nga punonjësit e Policisë nuk ka pranuar që ka patur Sky ECC apo EncroChat.

Kujtojmë se rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari, por askush s’ka pranuar të ketë qenë përdorues i dy aplikacioneve.

Ndërkohë, çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.