Një aksident i rëndë ku janë përfshirë të paktën 13 makina ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, në rrugën e Kombit.
Fillimisht u raportua nga policia rrugore për 6 makina të përplasura, por sipas burimeve janë rreth 13 automjete mes të cilëve dhe një trajler i tonazhit të rëndë, të cilat u përplasen me njëra-tjetrën dhe barrierat e rrugës në zonën e Blinishtit në Mirditë.
Shkak i aksidentit ka qenë mjegulla dhe lagështia në rrugë.
Deri tani raportohet për dy të plagosur.