Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, SPAK do të japë konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës

Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. I akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës”, ai ka bërë rekurs vendimit të Apeli që nuk zëvendësoi masën “arrest në burg” ndaj tij në një masë më të butë.

Dosja në ngarkim të Allës dhe 11 të dyshuarve të tjerë ka kaluar për gjykim në gjykatën e posaçme të shkallës së parë dhe në seancën e radhës SPAK do të relatojë konkluzionet përfundimtare.

sh kryebashkiaku Socialiat Lefter Alla dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha.

Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’. Në këtë tender bëhej fjalë për “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.