Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, ditën e ngritjes së flamurit kombëtar.
Ai thotë se ky flamur është simboli që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin.
Meta shpreh nderimin më të thellë për Ismail Qemalin dhe patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912.
Postimi i Ilir Metës:
Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin!
Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912!
Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!