Dy djemtë e vegjël të Afrim Bunjakut, policit hero të Kosovës, i cili humbi jetën në krye të detyrës nga një sulm serb në Banjskë, i janë bashkuar tifozave kuq e zi, në ditën e ndeshjes me Ishujt Faroe.
Lajmin e ka bërë të ditur Gëzim Bajrami nga “Tifozat Kuq e Zi”.
“Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut!” – shkruan Bajrami.
Në orën 20:45, në stadiumin “AirAlbania” do të luhet ndeshja e fundit eliminatore, Shqipëri-Ishujt Faroe.