“Rama me arabin e tij fitojnë miliona në portin e Durrësit”, Berisha live nga Kuvendi: Buxheti i 2024 është vjedhja më e madhe në historinë e vendit

Ditën e sotme në Kuvend në rendin e ditës ishte diskutimi mbi buxhetin e vitit 2024, por tensionet janë shtuar në parlament pasi garda ka kontrolluar me detaje deputetët e opozitës, çka ka shkaktuar përplasje,

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është lejuar nga Garda e Kuvendit që të shkojë në foltore, prandaj ai është futur live në rrjetin e tij social duke mbajtur aty fjalimin e ditës.

Ai shprehet se në këtë buxhet, mbi 400 milion janë parashikuar për portin e ri, sepse sipas tij Rama përvetëson me arabin e tij dhe klanin e drogës 1 milion e 400 mijë tokë publike në portin e Durrësit.

“Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit. Në këtë buxhet mbi 400 milion janë parashikuar për portin e ri, sepse Rama përvetëson me arabin e tij dhe klanin e drogës 1 milion e 400 mijë tokë publike në portin e Durrësit.Përvecse pasurisë shumë miliardëshë që krijon aty për klanin e tij mafioz ai shpenzon 400 milion euro  për portin në Porto Romano”, tha ai.

Berisha ka përmendur me radhë disa nga figurat kryesore të PS, të cilët thotë ai duan të përfitojnë gjithçka për vete.  

“Ku të lënë Felajt felë për të tjerë? I marrin të gjitha për vete. Thoni ‘jo’ po të doni zonja. Edhe ju keni zgjedhës. Më mirë t’i thoni asaj që mos të ccojë familjarët. Kur burrin e saj e moirën peng në Urën Vajgorore, se do çlironte banditët, shkoi vetë ajo e çliroi. Sot burri i saj është prokuror. Apo jo Pandeli. Fol o Pandeli. Ja ku erdhi dhe Ulsiu. Që i ka ditët e numëruara. Ja badygardi i Ramës. S’ka ardh Taulant Begoyarsin se po merret me biografinë e policëve. Ai e ka emrin te encrochat. Ku është ay o Ulësi? Se betë luftë për postin e njëri-tjetrit. Edhe ti atje do të shkosh. I ke ditët e numëruara. Bëj çtë duash, ke marrë fund. Missi-s covidi-i, është për t’i thënë missis mortja. Ke vjedhur. Ke vjedhur me Edi Ramën, ndaj edhe ke imuniteti.”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha u  shpreh ndër të tjera se bashkëshortja e Edi Ramës, solli “pallat në pajë”, që sipas saj është ndërtuar me gjak, por sipas ish-kryeministrit ai është ndërtuar me vjedhje dhe korrupsion.

“Zonja Rama, solli pallat në pajë, përr atë pallat nuk ekziston asnjë faturë. Ajo u shpreh në media thjesht që është ndërtuar me para gjaku.E vërteta është që ajo është ndërtuar me vjedhje dhe korrupsion. Për të shpëtuar nga krimi, janë të gatshëm të paraqesin çdolloj preteksi” tha Berisha.

Ai ka shtuar se parlamenti është shndërruar në një repart ushtarak për shkak të numrit të lartë të gardistëve dhe kontrolleve të ushtruara ndaj deputetëve të opozitës.

“Ja si e shndërruan parlamentin në një repart ushtarak. Vetë është strukur dhe ka ardhur herët nga frika të mos i bllokohet dera” shton ish-kryeministri.