Fotot/ Zbardhen fshatrat e Korçës, dëbora arrin deri në 20 cm

Ashtu siç ishte parashikuar dëbora ka përfshirë zonat malore të vendit tonë, mëngjesin e sotëm.

Edhe fshatrat malorë të Korçës janë zgjuar të mbuluara me dëborë.

6 cm ka arritur trashësia e borës në Dardhë, nga km 7 deri në km 14. Bora ka rënë edhe në fshatrat e Shtyllës, Panaritit, Lekasit e Voskopojës.

Mësohet se në Panarit ka arritur deri në 20 cm borë.