Greqia ka paralajmëruar se do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëse nuk lejohet që Fredi Belerit t’i jepet leja për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës, ndërkohë që kjo çështje vijon të zvarritet.
Dhe duket se shteti fqinj ka marrë aktin e parë të bllokadës sipas gazetës greke Kathimerini.
Kjo e fundit shkruan në një artikull të publikuar sot se ka një përshkallëzim thelbësor të qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të kryebashkiakut të burgosur të Himarës.
“Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat për këtë kapitull specifik me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, kjo nuk u bë për Shqipërinë.
Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat për këtë kapitull specifik me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, kjo nuk u bë për Shqipërinë.
Përtej efektit që ka qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës për çështjen Beleri për marrëdhëniet greko-shqiptare, në këtë mënyrë në thelb krijon një ingranazh të dytë për këto candidate për anëtarësim në BE.
Kujtojmë se kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave”, shkruan Kathimerini.
Media greke thekson se paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat për në BE përfshin pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:
Së pari, gjyqësori dhe të drejtat themelore.
• Së dyti, Drejtësia, liria dhe siguria.
• Së treti, prokurimi publik.
• Së katërti, statistikat.
• Dhe së pesti, kontrolli financiar.