“Corriere della Sera” ka zbuluar detaje lidhur me marrëveshjen e firmosur sot mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni, në lidhje me ndërtimin e qendrës së pritjes për refugjatët, në Shëngjin.
Marrëveshja parashikon ndërtimin e një qendre pritjejeje për refugjatët në Shëngjin, me financimin e qeverisë italiane.
Media italiane ka zbuluar se marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por ekskluzivisht për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.
Strukturat e krijuara, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë, duke parashikuar rreth 36 mijë emigrantë në vit “për të përfunduar me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e mundshëm”.
Bëhet me dije se Shqipëria nuk do të përfitojë asnjë fond shtesë apo kompensim ekonomik.