Mësuesja Majlinda Palushi e cila dje u godit me karrige nga një adoleshent i vitit të dytë, është dërguar sot në Spitalin e Traumës.
Ngjarja ndodhi në gjimnazin “Hydajet Lezha”, gjatë një orë mësimi.
Bëhet me dije se mësuesja ka marrë fraktura të shumta si pasojë e sulmit, prandaj është dërguar te Trauma për shërbim më të specializuar.
Ajo u godit gjatë orës së mësimit nga një nxënësi i moshës 16-vjeçare, i cili është arrestuar nga policia.
Adoleshenti u ndalua në pranin e psikologut, prindërve të tij dhe avokatëve.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme