Qytetarët kanë dalë sërish në protestë këtë të premte para Kryeministrisë, teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Por në ditën e 174 të protestës qytetare nuk munguan tensionet mes protestuesve dhe policisë.
Kjo e fundit nuk i ka lejuar qytetarët, të cilët po protestonin paqësisht në Bulevard.
Një numër i lartë efektivësh shtyu me forcë protestuesit për në trotuarin pranë selisë së Kuvendit, duke krijuar tensione mes tyre.
Megjithatë qytetarët nuk janë tërhequr, duke vijuar me protestën e tyre. Ata kanë thënë se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit, Edi Rama.
Ndërkohë një protestë masive është paralajmëruar më datë 28 Nëntor, ku pritet të marrë pjesë edhe Diaspora.