Gentian Sala jep dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vetëm 21 muaj pas emërimit në detyrë. 

Sala ishte emëruar në krye të AKEP-it në shkurt të vitit 2025, duke zëvendësur në këtë detyrë Tomi Frashërin.

Më herët Gentian Sala ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) në periudhën 2014-2019.

Dorëheqja e tij vjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama ku iu vendosi ultimatum ministrave, duke iu kërkuar që të largojnë drejtuesit e institucioneve në varësi të tyre.