Mbi 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar në ditën e 19-të të protestës së sotme të studentëve në Tiranë.
Kjo e shtunë është një protestë kombëtare, ku të rinjve do t’u bashkohen pedagogë dhe qytetarë të ndryshëm.
Në gatishmëri janë vendosur gjithashtu autobotët me ujë me presion dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të pajisura me mjete speciale.
Në planin e sigurisë janë përfshirë forcat Shqiponja, FNSH-ja, efektivë të komisariateve të Tiranës, agjentë civilë, si dhe dronë për monitorimin nga ajri të tubimit.
Kujtojmë së protesta e së shtunës së kaluar u shoqërua me tensione dhe incidente, ku rasti më i rëndi ishte ai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos me plumb gome në sy nga uniformat blu.