9 ditë pas vrasjes së Gjin Ndojit, Martinaj telefonoi kundërshtarin e tij. Zbardhet biseda: E kapëm e rrahëm…

Është zbardhur një nga bisedat mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, dy bosëve kundërshtarë të drogës, të cilët me sa duket herë pas here komunikonin mes tyre.

9 ditë pasi Martinaj kishte vrarë Gjin Ndoj, të cilin e kishte pjesë të grupit, ai ka telefonuar Dukën për ta pyetur nëse e njeh. Sipas tij, Gjini kishte shpenzuar 100 mijë euro nëpër lloto dhe kishte hapur fjalë se e kërkonte grupi I Leonard Dukës për ta rekrutuar, mirëpo ky i fundit i thotë Martinajt se nuk e njeh fare.

Sipas bisedës, para se të vritej, Gjin Ndoj alias Boriçi është rrahur nga grupi dhe më pas u qëllua për vdekje me tre plumba. Martinaj, i tregon Leonard Dukës, se Gjin Ndoji ishte shok i Bujar Likës, të vrarë vetëm 2 muaj para Gjinit në Mamurras,(30 Maj 2020).

Kjo bisedë e cila i përket orës 17:25 të gushtit 2020 është pasqyruar nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”, që tashmë është dërguar në gjykatë.

Ndër të tjera Duka dhe Martinaj zhvillojnë këtë bisedë si më poshtë:

Ervis Martinaj: Atë Gjinin…e njifje…?!…Shkodranin…?

Leonard Duka:…Ça kam, i kam ata që bojn këshu hiç si du….

Ervis Martinaj: Shoku atij gabelit boksierit…ai na myti…intriga….

Leonard Duka: Ti e ke pas majt…Se kam njoft….

Ervis Martinaj: Më rrejti…për boksierin…do ta jap sot…do ta jap nesër…me mar peng…masanej më duket e spiunoi…masanej ke Nardin mtu…ke att…att…aty…e ke Vlorë…e ke Fier….ka qënë shoku Arit…qelbaniku….

Leonard Duka: Se di që kanë qënë njoft ata….

Ervis Martinaj: Na hangri 100 mijë euro…po pyte boksierin…kot….masanej hangri k……. gjitha i kishte lanë lloto kurva….

Leonard Duka: Aha po boksi është burg s’kam fol me…të.

Ervis Martinaj: Ky ma spiunoi…..

Leonard Duka: Unë s’kam dijeni që kanë qënë njoft….

Ervis Martinaj: Se i shiste mall…po pra…masanej tu llap…

Leonard Duka: Po ikte pite mall m’çeftas ai e për spiunu, e ka spiunu ai niu…

Ervis Martinaj: Llapte, do bohem me Nardin…noshta e niu…tu llap do bëhem me Nardin…m’ka çu fjal Nardi…kur e kapëm e rrafëm kishte shpik çdo gjë…e vram kot…legen mashtrus…

Leonard Duka: Unë si kam çu fjalë për zotin, as e njof iç….