80 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, ambasada amerikane: Koha për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj

Shqipëria feston sot 80 vjetorin e Çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë ditë të veçantë për të gjithë kombin ka ardhur edhe një mesazh nga ambasada amerikane në vendin tonë.

Në një postim, ambasada amerikane shkruan se sot është koha për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.

Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj”– shkruhet në postimin e ambasadës.

Në këtë 29 Nëntor nderohen dhe respektohet vepra e dëshmorëve dhe veteranëve.

Si çdo vit drejtuesit më të lartë të shtetit do të organizojnë ceremoni nderimi në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ndërsa përkujtim për dëshmorët do të ketë edhe në rrethe të tjera të vendit.