Një 70 vjeçar në një fshat të Maliqit është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11 vjeçare.
Ka qenë nëna e vajzës që ka bërë denoncimin në komisariat, ndërsa pretendon se e mitura ka shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe sipas dëshmisë së vajzës, Iqmet Skënderi e ka ulur në prehër dhe i ka thënë fjalë të pista.
Megjithatë për mediat nëna e 11-vjeçares thotë se 70-vjeçari nuk e ka prekur, por vetëm i ka thënë fjalë të papërshtatshme.
“Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha vajza kaq. Nuk e dërgoja shpesh, ndonjëherë në të rrallë në dyqan. Nuk kam borxhe te ai dyqan”,– tha ajo, ndërsa shtoi se burrin e kishte në Greqi dhe në fshat jetonte vetëm me fëmijët.
Nga ana tjetër banorët e fshatit mohojnë që 70 vjeçari të ketë qenë person problematik dhe nuk kanë dyshuar kurrë se ai mund të përfshihej në skandal të tillë.
Alfred Skënderi, kryeplaku i fshatit u shpreh: “Ai njihet për njeri shumë të mirë me 1 mijë përqind nuk e ka bërë këtë pune. Ne nuk dimë gjë, pa folur drejtësia s’mund të flasim në. Ka qenë shumë korrekt, ka shërbyer do me thënë ne nuk na i merr mendja të ketë ndodhur kjo ngjarje. Ndoshta prindërit mund të kenë pasur konflikte ose lekë borxh. S’ka mundësi, se ai në fakt jep veresie për gjithë fshatin. Nuk hyrje dalje familjet mes tyre, ajo është në maj te fshatit. Iqmeti është beqar jetonte i vetëm, nuk merrej me këto pune.”
Bezat Muçollari, banor i zonës tha: “Ne e njohim prej kohësh, unë banoj në Tirane, ai ka 30 vjet që tregton në atë dyqan, nuk i ka dalë një fjalë. Aty hynë gra, hynë vajza. Ky 70-vjeç sot, mua nuk ma pret mendja. Unë e njoh mire dhe nuk e kam as fis. Ato të tjerat t’i shohë drejtësia. Opinioni për atë burrë ka qenë i mire. Por policia të marri dhe palën tjetër se i ka 100 mijë lekë borxh.”
Myfit Skënderi, vëllai i autorit tha: “Deri tani s’kam marrë vesh asgjë fare, që dje që erdhi policia thanë që ka ndodhur një mosmarrëveshje nga ora 4. Vëllai jetonte vetëm. Punonte tek dyqani këtu. Kemi qenë fshatarë dhe e kemi edhe si në fisin tonë babain e vajzës. Unë s’rrija këtu në dyqan. Vëllai për mua është shumë i mirë, s’bën vaki, pyesni të tjerët në fshat. Jo, s’ka patur asnjëherë raste të tilla, ju pyesni në fshat. Ka qenë agronom, mësues, nuk ka dalë asnjëherë ndonjë llaf kështu.”