50 milion euro pasuri, dalin të gjithë emrat e pronarëve dhe bizneseve që u sekuestruan në Tiranë

Pas Kristjan Boçit kanë dalë edhe emrat e tjerë të pronarëve që iu janë sekuestruar pasuritë nga Prokuroria e Tiranës, të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale si trafiku i drogës. Disa prej tyre janë familjarë dhe të afërm të Boçit dhe Elman Bules.

Mësohet se shifra e pronave shkon deri në 50 milion euro dhe ato janë nën pronësi të  Elman Abules, Kristian Boçit, Drilona Boçit, Ender Boçit, Eliverta Boçit, Vladimir Avramit dhe Marisa Nitos.

Janë sekuestruar kompanitë e Elman Abules, ‘Metal Form’, Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, ‘Metale Albania 2014’, ‘Ventus’, ‘Trital’ e ‘Rametal’, ‘Alfemet’.

Janë sekuestruar sekuestruan shoqëritë ‘Dada Clean’ dhe ‘Sapientia’ të Marisa Nitos.

U sekuestrua shoqëria e Vladimir Avramit, ‘Europa Bilding’. U sekuestruan shoqëritë e Kristian Boçit, ‘Mak-08’, ‘Dizi’, ‘Gloris Constuction’, ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘Chris sh.p.k’