50 mijë euro garanci nuk bindin gjyqtarët, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn.

Ai akuzohet për abuzimin me fondet e SASPAC në kohën kur drejtonte agjencinë që administronte fondet e Bashkimit Europian.

Në seancën që zgjati më shumë se 6 orë, Beqaj kërkoi masë më të lehtë sigurie duke lënë garanci 50 mijë euro, por gjyqtarët nuk u bindën.

Në arrest me burg është lënë edhe Ermal Kurtulaj, ndërkohë që është zbutur masa e sigurisë për Alfred Nikollin, që është lënë në arrest shtëpie.

Arrest me burg:

  • Ilir Beqaj
  • Ermal Kurtulaj

Arrest në shtëpi:

  • Elton Marini
  • Alfred Nikolli
  • Gazmend Haxhia

Detyrim paraqitje:

  • Bledar Leka
  • Bjona Zijaj