4 vite burg Luiz Ejllit, akuza e Prokurorisë për shqiptarin më të ndjekur 

Fituesi i Big Brother 2, këngëtari Luiz Ejlli rrezikon 4 vite burg. Gazetari Arsen Rusta ka zbardhur hetimin e plotë të prokurorisë së Lushnjës ku sipas akuzës, Ejlli është bashkëpunëtor në një falsifikim të bërë gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e noterit.

Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjes referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjindet fajtorë.

Më poshtë, hulumtimi i gazetarit Arsen Rusta në FactCheck

Në dosjen e siguruar nga FactCheck sipas prokurorisë Ejlli e ka kryer falsifikimin në bashkëpunim për të ndihmuar një person të justifikonte pasurinë e sekuestruar.

Është personazhi më i ndjekur dhe më i famshmi në publik për momentit në Shqipëri pas fitores së arritur dhe pjesmarrjes në Shoë “BigBrother Vip”
Ai është Luiz Ejlli i cili teksa ndodhej në Shoë nga ana tejtër përballej dhe ende ka të hapur një betejë ligjore me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjes dhe proces që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së gjykatës e prokurorisë në Lushnje.
FactCheck mëson ekskluzivisht se prej datës 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumentave kryer në bashkëpunim.
Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjes referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjindet fajtorë.
Nëpërmjet këtyre dokumentave FactCheck sjell për herë të parë histroinë për të cilën drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.
Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A sit ë pajustifikaura me burime të ligjshme.
Sekuestro e kërkuara asokohe nga prokuroria e Lushnjes do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021.
Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli.
Më 25 shkurt 2022 shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cipas sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në facsimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.
Kjo deklaratë sipas prokurorisë kishte përbajtien e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kish marrë për të shlyer një kredi.
E pikërisht kjo dekalratë sishte gjendur në arkivat e ministrisë së drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasurosë që po kryente prokuroria e Lushnjes.
Kaq ka mjaftuar që prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thellaur hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu dhe veprimet e bëra disa vite më parë.
Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë dekalratë noteriale dhe ajo rezulton si dekalratë por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasurorë ishte finalizuar me sekuestro.
Mospërputha e këtyre deklaratave ka shtyrë prokurorinë të hap regjistrin e ish noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para datë 16.12.2015 e as pas kësaj date shtetasi F.A skishte kryer asnjëherë një veprim notarial tek zyra e Luizit.
Në konkluzion të këtij hetimi dhe vperiemve noteriale të verifikaura hap pas hapi, prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim Intelektuar ku sështë falsifikuar shkrimi apo vula, por përmbajtia e një dokumenti është ndryshuar.
Ndalur tek përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë “Rezulton e Provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumentave, në formën e falsikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka patur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngrritur nga Ministria e Drejtësisë.
Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provet pasi “Duke qenë se Shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokuemnt (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai tek noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara por përmbajtia ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në parmbajtie është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt proçedimi penal.