3 ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë të akuzuar për korrupsion mbeten në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim mase

Tre ish drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato, të akuzuar për korrupsion do të vijojnë të qëndrojnë në qeli

Gjykata e Posaçme rrëzoi sërish kërkesën e tyre për ndryshim të masës së sigurisë, të cilët u arrestuan në kuadër të dosjes korruptive “5D”.

Tushe, Molla dhe Qato u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Kecci dhe Englatina Zere.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022.  Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.