Një operacion i madh i Policisë së Shkodrës, i cili ka zgjatur dy ditë ka zbuluar 2760 bimë kanabis dhe rreth 500 fidanë.
40 policë dhe tre dronë kontrolluan përgjatë dy ditëve territorin malor të disa fshatrave në Shkodër.
Bimët e jashtëligjshme u gjetën në fshatin Lotaj të njësisë administrative Shëlë, dhe në fshatin Pepaj të njësisë Shosh.
Në njërën prej këtyre parcelave u zbulua se ishte një grua 65 vjeçare e cila po kujdesej për bimët narkotike. Policia njofton se ajo është identifikuar dhe do të arrestohet.
Policia e Shkodrës apelon për të gjithë banorët e zonave malore të qarkut dhe për të gjithë fermerët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, çdo indicie që mund të kenë për këtë veprimtari kriminale.