21 vjeçarja nën efektin e lëndëve narkotike përplas efektivin e Rrugores në Elbasan

Një efektiv i policisë Rrugore ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet në fshatin Ibë , ndërsa po kryente po kryente veprimet procedurale për një tjetër aksident.

Policia njofton se efektivi është përplasur nga një 21 vjeçari, e cila ka qenë duke drejtuar mjetin në efektin e lëndes narktorike.

21 vjeçarja u vu në pranga një ditë pas aksidentit.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan. Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksident”, njofton policia.