16 vjeçari godet me grusht policin në Vlorë

Një 16 vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi goditi me grusht një punonjës të Policisë së Rendit, teksa ishte në detyrë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin bregdetar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. M., 16 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, ka goditur me grusht një punonjës të Policisë së Rendit, në detyrë”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.