Është përfshirë nga flakët tregu i rrobave të përdorura në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë. Siç duket edhe nga foto, zjarri është i përmasave të mëdha, duke vënë në rrezik edhe banesat dhe bizneset e zonës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë dëmet materiale janë shumë të mëdha.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur mbajtjen në kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Situata paraqitet e rëndë ndërsa shtëllungat e tymit kanë përfshirë zonën, ndër më të frekuentuarat në kryeqytet. Grupi hetimor pritet të nisë hetimet mbi shkaqet e zjarrit.