Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë sot procesin zyrtar të rinumërimit të 2323 qendrave të votimit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
Rinumërimi i votave do të bëhet te Pallati i Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe është organizuar në 24 tavolina, me 24 grupe të posaçme të numërimit.
Procesi do të transmetohet “live” në rrjetet sociale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Qarqet e përfshira në këtë proces janë Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Fieri.
Të drejtën për të pasur vëzhgues gjatë rinumërimit e kanë vetëm subjektet politike të legjitimuar nga KAS gjatë shqyrtimit të ankesave.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pohuar se procesi i rinumërimit në fjalë pritet të zgjasë disa ditë.
Në proces rinumërimi përfshjohen edhe 85 kuti votimi nga Diaspora.