Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Nevaldo Hajdarajt, ish-policit që vrau të riun Klodian Rasha 5 vite më parë në një nga rrugicat në rrugën Dritan Hoxha, ku 25 vjeçari banonte.
Hajdaraj kërkonte shfuqizimin e vendimit të Apelit, që e dënoi me 18 vite burg për krimin, por që për shkak të gjykimit të shkurtuar i zbriti në 12 vite.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit 2020 ku ish-polici e qëlloi Rashën me armën e shërbimit nga pak metra distancë vetëm se viktima nuk i’u bind për të ndaluar.
Pas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, ndërsa familjarë e qytetarë kërkuan drejtsësi për 25-vjeçarin, valë protestash që sollën dhe dorëëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.