VIDEO/ Valixhe me euro dhe verë 33 mijë euro, PD improvizon takimin mes Ramës dhe Ballukut

Dy demokratë, të cilët i janë bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë kanë improvizuar një darkë mes kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, pasi kjo e fundit është pezulluar nga GJKKO pas abuzimeve me tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.

Dy protestuesit mbajnë në fytyrë postera me imazhet e Ramës dhe Ballukut ndërsa në tavolinë po konsumojnë verë të kuqe. Kjo zgjedhje vjen pas akuzave që kryeministri konsumon verë të shtrenjtë, me çmime që shkojnë deri në 33 mijë euro.

Pikërisht në verën e vendosur në tavolinën e improvizuar mes demokratëve është printuar edhe shuma 33 mijë euro.

Ndërkohë një tjetër detaj lidhuet me një valixhe plot me euro që ndodhet nën këmbët e “Ramës”, si një simbol për vjedhjet që opozita akuzon qeverinë Rama.