Skandali i radhës/ Pas filetove me salmonelë, shqiptarët konsumuan luleshtrydhe me pesticide

Nuk kanë fund skandalet sa i takon sigurisë ushqimore në vendin tonë. Pasi qytetarët shqiptarë konsumuan mish pule me salmonelë, në treg janë shitur edhe luleshtryshe me pesticide.

Burime për mediat bëjnë me dije se te luleshtrydhet e importuara nga Greqia është konstatuar prania e mbetjes së pesticidit Hexythiazox, me risk për shëndetin e njeriut. Është kompania “Geri shpk” me aktivitet “Magazinë fruta-perime” subjekti importues nga Greqia të luleshtrysheve me pesticide.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, bën me dije OraNews subjekti e ka importuar produktin në përputhje me legjislacionin në fuqi, por nga analizat e ISUV rezultoi se ky produkt duhet të hiqej menjëherë nga tregu, sepse paraqiste rrezik për shkak të pesticidit Hexythiazox.

Por e gjithë sasia e importuar është hedhur në treg dhe është konsumuar, pasi nuk u bllokua dot nga AKU. Kujtojmë këtu edhe skandalin me mandarinat me pesticide, të cilat në vend që të asgjësoheshin, u konsumuan nga shqiptarët.

Nëj seri skandalesh kane detyruar Ministrinë e Bujqësisë që të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), që nuk ka marrë masat që këto ushqime që po helmojnë shqiptarët të mos hidhen  në treg.