Sherr me sende të forta në Tiranë, tre persona dërgohen në spital, dy të tjerë në komisariat

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ndërsa 3 persona kanë përfunduar në spital. Siç njofton policia, sherri me sende të forta mes 5 personave ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” në kryeqytet.

3 prej personave të përfshirë në këtë konflikt janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital dhe aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 2 të tjerë në komisariat.

“Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.