Një i ri është aksidentuar në vendin e tij të punës në qytetin e Durrësit.
Ai ishte duke punuar për rikonstruksionin e një godine në Bulevardin “Dyrrah” në qytet dhe papritamas është shembur skela.
Mësohet si i plagosuri, rreth 38-vjeç është dërguar me urgjencë në spital pasi ka marrë dëmtime të rënda.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë sakaq po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Subjekti që ka qenë duke shfrytëzuar skelat, ka pasur dokumentacionin e rregullt për kryerjen e punimeve.