Regjistroi një pronë pa asnjë dokument/ Burg për ish-kryeregjistruesin në Durrës, si funksiononte grupi

Gjykata e Durrësit ka caktuarmasën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryeregjistruesin e pronave Ardian Kona. Ai akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre.

brojtja e tij kërkoi masë më të butë, atë të detyrim paraqitjes pranë policisë gjyqësore, kërkesë ecila u refuzua nga gjykata.

Nga hetimet rezulton se Ardian Kona, në bashkëpunim me  juristin e Kadastrës, kushëri i tij, dhe hartografin, ka regjistruar një sipërfaqe prej 12,900 m² në Lalëz pa asnjë dokumentacion ligjor në emër të një 44-vjeçareje me banim në Tiranë.

Toka, e cila më parë kishte statusin “shtet”, u përvetësua në kundërshtim të plotë me ligjin për titujt e pronësisë.

Sipas Prokurorisë, regjistrimi u bë duke abuzuar me një vendim gjykate, ndërkohë që për pasurinë nuk ekziston asnjë Akt i Marrjes në Pronësi të Tokës (AMTP) apo dokumentacion mbështetës në arkivat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Gjykata kishte vendosur më herët për këtë sipërfaqe toke sekuestro preventive.

Bashkëpunëtorët e të arrestuarit, përkatësisht, juristi, hartografi dhe përfituesja e tokës janë shpallur në kërkim. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur të plotë skemën dhe falsifikimet e kryera nga ky grup.