Rëfimi i Bilbil Majës: Dy vëllezërit Rraja më thanë“shtrihu në dysheme”, më vunë pistoletën në bark


Elton Qyno
Zbardhet dosja e dhunës barbare me shkopa bejzbolli, armë dhe hunj ndaj dy kushërinjve Bilbil Maja dhe Jashar Maja, ngjarje e ndodhur mesditën e enjte në Fushë-Krujë.
Grupi me mbi 10 persona të armatosur me pistoleta dhe shkopa bejsbolli, kanë dalë menjëherë nga tre makina luksoze, duke shkuar drejt e tek, tavolina ku po pinin kafe Bilbil dhe Jashar Maja, së bashku me inxhinierin e gurores “Delia Group”.
E gjithë skena makabre është rregjistruar nga kamerat e lokalit “Fergen” në pronësi të Fred Bërdakut.
Që prej ditës së djeshme, babai i këtij të fundit, Kujtim Bërdaku është arrestuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.
Sipas dëshmisë së Bilbil Majës, teksa qëndronin në lokal duke biseduar me inxhinierin e firmës, kanë hyrë vëllezërit Xhelal dhe Flamur Raja, të cilët të armatosur me nga një armë të llojit pistoletë janë afruar pranë tavolinës.
Në këtë moment i kanë thënë Bilbilit: “…shtrihu në dyshme…” dhe i kanë drejtuar pistoletën në bark.
Në këto moment Bilbil Maja, ka vënë re se në lokal kanë hyrë edhe katër persona të tjerë, mes të cilëve ai ka njohur personin që njihej me pseudonimin “Caku” dhe që është pronar i gurores, që ndodhet në zonën e tyre.
Të katër personat kanë patur në duar shkopinj, që përdoren për lojën e bejsbollit, e me to kanë sulmuar Bilbilin duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.
Gjatë sulmit që i është bërë prej tyre, ka fiksuar se edhe Flamur Rraja, e ka goditur me pjesën e shulit të pistoletës që ai kishte në dorë, ndërsa Xhelal Rraja, po me pistoletën që kishte në dorë e ka goditur në pjesën e pasme të trupi.
Nga sulmi i dhunshëm e goditjet e vazhdueshme shtetasi Bilibil Maja, ka hunmbur ndjenjat dhe është përmendur vetëm kur ka qenë në spital, e ku ka mësuar nga personeli mjeksor se kishte frakturë në kokë.
Pas disa minutash sulmi të dhunshëm, agresorët që janë shtuar me kalimin e kohës, i kanë lënë të shtrirë të dëmtuarit dhe janë larguar me mjetet me të cilët kishin ardhur.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore dhe Bilbil Maja, ndodhet në situatë të rëndë shëndetsore.
Gjatë ngjarjes në fjalë Flamur dhe Xhelal Rraja kanë përdorur armët e tyre për të goditur por edhe jua kanë drejtuar të dëmtuarve. Sulmit të personave në fjalë, nuk i ka shpëtuar as Jashar Maja.
Ky i fundit ashtu si dhe kushëriri i tij është goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Për shkak të shqetësimeve të krijuara ata janë drejtuar në institucione të ndryshme për të ndërhyrë në eliminimin e tyre por nuk është arritur në një zgjidhje të tillë.
Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të barit me emrin “FERGEN” që është në pronësi të shtetasit Fred Berdaku e ky i fundit nuk ka kryer asnjë veprim për të vënë në dijeni shërbimet e policisë për ta parandaluar atë etj.

Te ngjashme