Pavarësisht mesazhit të Taulant Ballës se të gjithë deputetët duhet të ishin të pranishëm në seancën plenare ku Partia socialiste do të votojë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, dy prej deputetëve e kanë thyer këtë urdhër.
Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj janë dy deputetët që nuk janë bërë pjesë e seancës së sotme plenare.
Marrëdhënie e Spiropalit me Belinda Ballukun dihet që nuk ka qenë asnjëherë e mirë, teksa thuhet se ish-zv.kryeministrja ka qenë ajo që i ka kërkuar Ramës që të shkarkojë Spiropalin si ministre e Jashtme, duke e lënë vetëm si deputete.
Ndërkohë, Fatmir Xhafaj është një nga deputetët që kanë mbështetur gjithmonë Erion Veliajn, dhe mesa duket ashtu si Spiropali, edhe ai nuk ka qenë dakort që Partia Socialiste të bëhet mburojë për një ish-ministre që akuzohet nga SPAK për abuzime me tenderat në vlerën e 1.1 miliardë eurove.