Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani i ka bërë thirrje Shqipërisë të korrigjojë gabimin. Ai ka deklaruar se muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë, duke i cilësuar si terroristë.
Ai është shprehur se kjo ka qenë edhe arsyeja që qeveria i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin, ndërsa bën thirrje që Shqipëria ta marrë seriozisht kërcënimin, shkruan agjencia e lajmeve Fars.
“Elementet e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq (MKO i njohur gjithashtu si MEK, NCRI ose PMOI) do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e vendit pritës për shkak të natyrës së tyre terroriste”, shkroi Kana’ani në rrjetin social.
Sipas Teheranit, është pikërisht kërcënimi që anëtarët e MEK paraqesin, arsyeja përse qeveria irakiane i dëboi dhe shtetet e tjera refuzuan t’i pranonin në territorin e tyre.
“Shpresojmë që qeveria shqiptare të korrigjojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shton Kana’ani.