Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, është miratuar edhe lista e kandidatëve për qarkun e Tiranës, ku vihet re se personat më të votuar në primare, janë lënë jashtë listës së sigurt.
Sipas listës së shpërndarë në media, Sali Berisha do të jetë i pari, i ndjekur nga Edi Paloka dhe Albana Vokshi. Në 12 të partë janë edhe Belind Këlliçi, Flamur Noka, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri dhe Klevis Balliu.
Nga aleatët, në listën e sigurt do të jenë Fatmir Mediu, Erisa Xhixho, Mesila Doda dhe Tedi Blushi.
Ndërkohë, janë lënë në listë të hapur Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Ilir Alimehmeti dhe Hysen Kadiu, 3 nga më të votuarit e primareve, por që për Berishën kjo nuk mjaftoi të meritonin listën e sigurt.
Lista e sigurt e PD:
-Sali Berisha
-Edi Paloka
-Albana Vokshi
-Belind Këlliçi
-Flamur Noka
-Jozefina Topalli
-Besart Xhaferri
-Fatmir Mediu
-Erisa Xhixho
-Klevis Balliu
-Mesila Doda
-Tedi Blushi