Publikohen të dhënat e kartave të identitetit të mbi 65 mijë shqiptarëve

Të dhënat e shqiptarëve tashmë janë një libër i hapur, pasi sot hakerat iranianë kanë publikuar të dhënat e mbi kartave të identitetit të mbi 65 mije qytetarëve shqiptarë.

Të dhënat e 65614 shqiptarëve përfshijnë numrin personal të ID, emër, mbiemër, vendin e lindjes, vendin e banimit si edhe numrin e telefonit.

Më herët, hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar edhe e-mailet e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nanos, udhëtimet e kryeministrit Rama dhe disa të dhëna të tjera sensitive të shqiptarëve. 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, siguroi disa muaj më parë se nga sulmi iinernetik ndaj institucioneve hakerat nuk kishin marrë asgjë, por publikimi i të dhënave të sotme tregon të kundërtën.

Pavarësisht se u investuan edhe 8 milionë euro për krijimin e Njësisë Ushtarake Kibernetike, Shqipëria ngelet ende një nga vendet më të pambrojtura nga sulmet online.